Rregullore e Keshillit

Rregullore të miratuara nga Këshilli Bashkiak:

 

Njesite Administrative

Njësitë Administrative

Bashkia Dibër

 

Nr. Njësia Administrative Administratori
1 PESHKOPI Fatjon   ADEMI
2 MAQELLARË Florjan  LAZRI
3 KASTRIOT Andi    HASI
4 TOMIN Qatip AVELLI
5 MELAN Muharrem   BALLIU
6 MUHURR Setki   DOBI
7 ARRAS Urim   LLESHI
8 SLLOVË Ardian   GJOKA
9 LUZNI Bekim   DAMZI
10 FUSHË-ÇIDHËN Dik  SPATA
11 KALA E DODËS Besmir   SELMANI
12 LURË Leonard  RAJTA
13 SELISHTË Fiqiri   MUÇA
14 ZALL-DARDHË Kujtim KAZIU
15 ZALL-REÇ Erald   TROCI

Programi i Transparences

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR BASHKINË DIBËR
I. HYRJE
Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të rëndësishme të vetëqeverisjes
vendore. Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe
funksionimin e bashkisë, (organet dhe administrata e bashkisë), menaxhimin financiar,
trajtimin e kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia,
pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme
rregullatore në mënyrë të tillë që të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga
individët dhe grupe të caktuara të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme
për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e
autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një hap të parë drejt llogaridhënies së të
zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin. Detyrimet ligjore që
rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014
“Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje
dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Programit të
transparencës, Bashkia Dibër vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë
informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të
aksesuar e përdorur ato.
Programi model është hartuar në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të
Drejtën e Informimit” dhe i përshtatur në kontekstin e vetëqeverisjes vendore në
përputhje dhe në zbatim të kushtetutës, ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen
Vendore”, ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, ligjit Nr.
68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” si dhe të ligjit Nr.8548, datë
11.11.1999 Për Ratifikimin e “Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore”.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Për garantimin e të drejtës së informimit, bashkia në hartimin e Programit të
Transparencës është bazuar në parimin e:
a) Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga
veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe
njësitë e varësisë).
b) Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.
c) Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike
i jepet çdo qytetari pa pagesë. Çdo qytetar përfiton informacion pa pagesë deri në
….faqe, mbi këtë numër faqesh qytetari paguan një tarifë shërbimi prej….lekësh.
d) Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi
të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr
përparësi.
e) Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në informacion.
f) Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur.
1
g) Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;
– lehtësisht i përdorshëm.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm të 16
kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014
“Për të Drejtën e Informimit” (në vijim ligji), janë përshtatur me kontekstin e
vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë.
Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore:
Fusha e parë: Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e
informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh)
i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativoterritoriale, njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe
funksionet e bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për
statistikat vendore, për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e
kërkesës, ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me veprimet ose
mosveprimet e organeve dhe administratës së bashkisë.
Fusha e dytë: Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin
kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori
informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e
Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me
planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor,
me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin,
mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me
qira të pronave dhe aseteve.
Fusha e tretë: Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të
qytetarëve të informacionit që ka të bëjë me procesin, procedurat, format dhe afatet e
kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar
në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e
qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të
bëjnë një kërkesë për informim.
Fusha e katërt: Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet
që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit.
Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbime
2
publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat
publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike,
standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës
dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.
Fusha e pestë: Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i
përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për
legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të
organeve të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit
është ndarë sipas funksioneve.
Fusha e gjashtë: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në
lidhje me procesin, procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që i
nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.
Fusha e shtatë: Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve
informacion të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe
projektet); shoqëria civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato
në lidhje me vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj.

Njoftime publike

Konsultime Publike | Bashkia Dibër (dibra.gov.al)

Njoftim për mbledhje këshilli 03.03.2023

Pyetësor për mbledhjen e prioriteteve për vitin 2024
Rend dite 04.04.2023
Sondazh për punën e këshillit Bashkiak
Rend dite 26.04.2023
rend dite 26.05.23
rend dite  i mbledhjes se shtyre te dates 26.05.23
Rendi ditës 23.06.2023
Rend dite 07.09.2023
Rend dite 28.09.2023
Rend dite 07.12.23
Njoftime të mbledhjeve të KB ,2023
Kalendar i mbledhjeve te KB Diber 2023
Rend dite 22.12.2023
Rend Dite 31.01.2024
Rend dite mbledhje jashtë rradhe 09.02.2024
Rend dite 28.02.24
Rend Dite 02.04.24