Aktet për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik

Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit
publik të projektligjeve, projekt-dokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe
politikave me interes të lartë publik.

Të detyrueshme për konsultim janë:
Programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore vendore.
Taksat e tarifat vendore.
Tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve.
Rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë.
Normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të
bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik.