• Çfarë është karriera?

Karriera është një proçes unik që vijon gjatë gjithë jetës së njeriut. Ajo përbehet nga zgjedhjet që njeriu bën dhe lidhet me punën, shkollën dhe rolet e tjera siç është familja apo koha e lire.

Këshillimi për karrierën është një proçes që ndihmon personit të shfrytëzojë të gjitha burimet aktuale për një rritje sa më mirë individuale në fushat ku është i interesuar.

  • Si të shkruajmë një CV?

Për të gjetur një punë të përshtatshme pas përfundimit të studimeve ju nevojitet një CV e hartuar mirë. Për ta kompletuar CV-në, një ndër gjërat bazike është përvoja e punës apo praktikat paraprake. Megjithatë ka raste kur pas përfundimit të studimit, studenti nuk ka përvojë paraprake të punës. Prandaj, në vijim mund të gjeni këshilla se si të hartoni një CV pa përvojë të punës.

Tregoni potencialin tuaj

Një punëdhënës nuk kërkon vetëm atë që keni bërë, por edhe atë se çfarë mund të bëni. Prandaj, punëdhënësit duan të dinë sa të motivuar jeni për punën që aplikoni dhe sa vullnet keni për t’u përshtatur me obligimet dhe përgjegjësitë nëse ata ju zgjedhin.

Tregohuni të sinqertë në lidhje me shkathtësitë tuaja

Bëni një listë me shkathtësive tuaja dhe tregoni se ku i keni dëshmuar ato. Një mënyrë e mirë për ta organizuar CV-në në lidhje me shkathtësitë është të gruponi përvojën tuaj me nëntituj si shkathtësitë e hulumtimit, puna ekipore, shkathtësitë e menaxhimit të kohës etj. Shpjegoni si i keni fituar këto shkathtësi duke përdorur situata si puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore, apo klubet e ndryshme ku keni marr pjesë.

Gruponi përvojën tuaj me nëntituj

Aftësitë e hulumtimit, aftësitë e menaxhimit të kohës, puna ekipore, menaxhimi i projektit etj. Shpjegoni se si i keni fituar këto aftësi, duke përdorur situata nga praktika, puna vullnetare dhe aktivitetet jashtëshkollore. Mos harroni, punëdhënësi nuk pret që ju të jeni ekspertë.

Theksoni arritjet tuaja

Flisni për arritjet tuaja në kontekste të ndryshme. Ju mund të jeni dinamik dhe proaktiv, si dhe jeni në dijeni të asaj se çfarë po ndodhë në tregun e punës. Theksoni kualifikimet që i keni. Mundohuni të udhëhiqni CV-në me ato që i keni në dispozicion. CV-ja duhet të jetë profesionale dhe të përputhet me llojin e punës. Bëni kujdes me madhësinë e shkronjave, hapësirat në mes tyre, mos përdorni fonte të ndryshme për nëntituj (në shumicën e rasteve kjo ndodhë me qëllim që të rritet numri i faqeve të CV-së).

Formati Europass është një ndër më të përdorurit. Në këtë link mund të krijoni CV-në tuaj EuroPass:  https://europa.eu/europass/en/create-europass-cv

Në këtë link ju mund të gjeni shembujt të CV-ve dhe këshilla të tjera për ndërtimin e tyre: https://www.cvplaza.com/cv-examples/good-bad-cv/

 

  • Si të kërkojmë dhe aplikojmë?

Ky informacion do ju vihet në dispozicion në ditët në vijim!

 

  • Si të sillemi në intervista?

Intervistat janë një element i rëndësishëm dhe tepër ndikues në përzgjedhjen e një personi. Më poshte jepen disa këshilla të shkurtra për proçesin e intervistimit:

Lexoni dhe informohuni përpara se të shkoni për një intervistë. Një nga pyetjet e para në një intervistë është “çfarë bën kompania jonë?” Mund t’ju duket e çuditshme, por ka shumë njerëz që nuk dinë t’i përgjigjjen. Nëse nuk jeni gati për të folur për kompaninë, me shumë gjasa ata nuk do t’ju pranojnë.

Ndërtoni prezencë në rrjetet sociale. Rrjetet e tilla si facebook, LinkedIn, blog-et që mund të keni mund të ndikojnë pozitivisht nëse në to paraqisni anën tuaj profesionale.

Kujdesuni për veshjen tuaj. Veshjet serioze dhe të thjeshta janë të përshtatshme për një intervistë. Vëshjet tepër ekstravagante dhe me tepër shkelqim, hedhja e tepërt e parfumit mund të japin një impact negativ tek intervistuesit.

Paraqituni në kohë. Nuk është e hijshme që të shkohet me vonesë në një intervistë. Nisuni herët për të mbërritur në kohë. Mundohuni të jeni 5-10 minuta përpara.

Mundohuni të jeni fleksibël. Kompanive ju pëlqejnë njerëzit me interesa të ndryshme. Nëse ju pëlqen të punoni në sektorë të ndryshëm, përmendeni. Mos u ndjeni në siklet të shprehni preferencat dhe hobin tuaj. Të gjitha këto i sjellin ngjyra dhe karaktere të ndryshme një organizate.

 

Në këtë link mund të gjeni disa këshilla të tjera në lidhje me intervistat:  https://ëëë.experis.com/en/insights/articles/2021/05/25/20-tips-for-great-job-intervieës

 

  • Njohja me bazën ligjore për shkollimin dhe punësimin

ILO është Organizata Ndërkomëtare e Punës, agjensia e specializuar e Kombeve të Bashkuara që promovon drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut dhe të punës   të njohura ndërkombtarisht

ILO, e themeluar në vitin 1919, formulon standartet ndërkombëtare të punës në formën e Konventave dhe Rekomandimeve duke vendosur standartet minimale të të drejtave bazë të punës: lirinë e grumbullimit në shoqata, lirinë e organizimit, kontratën kolektive, heqjen e punës së detyruar, barazi të mundësive dhe trajtimit, dhe standarte të tjera që rregullojnë kushtet përgjatë gjithë spektrit të çështjeve që lidhen me punën. Më shumë rreth ILO-s mund të lexoni këtu: https://ëëë.ilo.org/global/lang–en/index.htm

Kodi i Punës është rregullatori bazë i marrdhënieve midis punëdhënësve dhe punëmarrësve. Njohuritë mbi të janë shumë të rëndësishme në momentin që lidhni marrëniet e punës. Kodin e Punës e gjeni në këtë link: https://qbz.gov.al/previeë/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0

 

Më shumë informacione ligjore për shkollimin dhe punësimin do u vihen në dispozicion në vijim!