Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim

Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën e tyre për njoftim dhe
konsultim publik, mund të ankohen:
a) pranë titullarit të organit publik përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, kur
projektakti nuk është miratuar ende;
b) pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në
adresën info@idp.al brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.