ANTARESIMET E BASHKPUNIMIT ME SHOQATA E PROJEKTE  TE  KESHILLIT BASHKIAK DIBER

Këshilli  Bashkiak Dibër është I përbërë nga 31 anëtare mes të cilëve  edhe 12 gra keshilltare të nderuara.

Gratë këshilltare bëjnë pjesë në ALEANCEN E ZGJERUAR TE GRAVE  KESHILLTARE Dibër që është pjesë  e Aleancën e Kombëtare të këshilltarëve .

Aleanca e grave këshilltare luan një rol kyc për të siguruar gjithpërfshirjen sociale.Gratë synojnë barazi gjinore kjo tashmë e ka shtuar edhe kërkesën e konkurencës. Gratë   këshilltare e përceptojnë si përgjesi të tyre përfaqësimin e interesave të grave dhe vajzave në këshillin bashkiak, e këtë detyrë e kanë marë dhe po e mbajnë me rigozitet anëtarët e këshillit Bashkiak Dibër zonjat e këshilltare , të cilave ju mbetet punë e detyra për të bërë jo vetëm gjatë mandatit por edhe në vazhdimsi.

Këshilli Bashkiak Dibër  është i anëtarësuar edhe në shoqatën e Qarqeve e cila është një organizatë jopolitike , jofitimprurëse. Kjo shoqatë është anëtare e këshillit konsultativ të Qeverisjes Qëndrore/ Vetëqeverisjen Vendore strukturë kjo që siguron konsultimin e diskutimin e gjërë të nismave ligjore të qeverisë qëndrore me organet e vetëqeverisjes vendore.  Kjo shoqat është bashkim vullnetar I pavarur I të gjitha Këshillave të Qarqeve të Republikës së Shqiperisë si subjekte juridike publike dhe cdo të zgjedhurit në këto këshilla.

Këshilli Bashkiak Dibër bashkëpunon me shumë donatorë ku kryesori është projekti Zviceran   Bashki të Forta e cila ndjek strategjitë dhe politikat kombëtare zyrtare të zhvillimit duke punuar se bashku me administratën vendore dhe qeverisjen qëndrore.Ky projekt  ka mbeshtetur 61 bashkitë e vendit, këshillin Bashkiak në përmisimin e shërbimeve dhe rritjen e orientimit të menaxhimit, hartimin e rregulloreve si dhe asistencë në zbatimin e tyre duke I bërë ato me të zbatueshme e transparente,  me një faqe webi sa më të pasur me informacione për qytetarët ashtu sic është edhe synimi I këtij projekti për Shqipërinë të përfitojnë në nivel vendor nga bashkitë e orientuara drejtë qytetarëve.

Këshilli Bashkiak është paisur me regjistra për : 1.  kërkesa , ankesa , vërejtje,2. Regjistër për konsultimet me publikun 3. Regjistër për pedicionet të cilat qytetarët I gjejnë lehtësishtë në faqen e këshillit bashkiak pa qenë nevoja të shkojnë në zyrë për të verefikuar kërkesën e tyre .4. Regjistri elektronik I mbledhjeve të këshillit  si dhe I projekt akteve.

Transparente janë edhe Vendimet e Këshillit Bashkiak të cilat gjënden ne faqen e vendimeve .

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).