Dispozitat e brendshme rregullatore për këshillim me publikun

Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit,
duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët e grupet e interesit,
takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata jofitimprurëse ose nëpërmjet
marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.

Detyrimi për njoftimin dhe konsultimin publik
Organet publike janë të detyruara të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të krijojnë
mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në procesin e njoftimit
e të konsultimit publik, përfshirë:
a) publikimin në regjistrin elektronik të projektaktit, të njoftimit për konsultim dhe të dhënave të
lidhura me konsultimin e projektakteve;
b) publikimin në programin e transparencës, sipas ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e
informimit”, të planeve vjetore të organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes, në
kuptim të këtij ligji;
c) dhënien e informacionit në lidhje me procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik në të gjitha
fazat, duke filluar nga publikimi i projektaktit, marrja e komenteve dhe rekomandimeve për
përmirësimin e tij, organizimi i debateve publike e deri te miratimi i aktit përfundimtar.

Rregullore e Keshillit per Marredheniet me Publikun dhe Median