Iniciativa qytetare
Iniciativa qytetare i referohet Ligjit 139/2015 ;Për vetëqeverisjen vendore;.
1. Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për qind e
banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak iniciativa
qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe miratimit të
tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak.
2. Propozimet e ardhura në këshill si iniciativë qytetare, kur kanë ndikim financiar në buxhetin e
njësisë së vetëqeverisjes vendore, shqyrtohen në këshill, sipas rendit të ditës, dhe nuk mund të
miratohen pa marrë më parë mendimin e kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Rregullore Keshillit Bashkiak per Ankesat Kerkesat Peticionet dhe Iniciativa Qytetare