Bashkia në proceset e integrimit evropian

 Ngritja e Këndit të BE-së  Dibër:

Në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, financuar nga Bashkimi Evropian, është ngritur dhe funksionon Këndi i BE-së pranë Bashkisë Dibër.

Projekti Bashkitë për në Evropë, është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyre të BE që do të jetë edhe pika e referencës në çdo bashki, jo vetëm për punonjësit e administrative vendore, por edhe për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit në nivel vendor.

Në proçesin e funksionimit të Këndeve të BE, këta të fundit kthehen në bashkëpunëtorin më të ngushtë të projetit, duke pasur dy funksione brenda tyre :

– Forcimi i kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithja e fondeve evropiane mbi bazë projektesh.

– Të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre, në lidhje me informimin për Bashkimin e Evropian.

Për më shumë informacion klikoni në linkun: http://bpe.al/

Aktivitetet e Strukturës të Integrimit pranë Bashkisë Dibër

PPT Projekt RDPA