Festa e te vjelave

ALCDF ne bashkepunim me Bashkine Diber dhe Drejtorine e Bujqesise Ne Diber organizojne, Festen e te Vjelave, “Panairi i produkteve tipike dibrane”, ne kuader te projektit Dibra: Turizem dhe Tradite (D2T) financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze. Prodhuesit e molleve, frutave te tjera, grupet e prodhuesve te arroreve, dhe prodhimeve te dyta te pyllit, grupet prodhuse te grave me jufkat, perimet, gatime tradicionale, dhe agro-perpunuesit e bulmetit, pijeve dhe lengut te frutave, do jene ne Panair. Vizitoret jane te ftuar te shijojne dhe blejne prodhimet me te mirat te vjeshtes dibrane. Jeni te mirepritur, me date 7 tetor, ne bulevardin “Elez Isufi” ne Peshkopi

Projekti “Dibra: Turizem & Tradite” (D2T)

Para pak ditesh ne ambjentet e Bashkise Diber, u organizua aktiviteti qe startoi projektin “Dibra: Turizem & Tradite” (D2T). Ne prani te shume pjesemarresve nga autoritet vendore te Prefektures Diber, Keshillit te Qarkut, drejtorive rajonale; perfaqesuesve te sektorit privat (hoteleve, shpi pritese, guida, grupe prodhuesish, agroperpunues) dhe shoqerise civile e medias, zv. Drejtori i zyres se Europes dhe Azise se USAID ne Washington z. ROB Camillari dhe kryetari i Bashkise Diber Muharrem Rama shpallen nisjen e projektit. D2T eshte nje projekt 3-vjecar qe financohet nga USAID dhe Ambasada Suedeze dhe zbatohet nga ALCDF ne partneritet me Bashkine Diber, CNVP dhe shoqata “Dibra Turistike”. Drejtoresha e ALCDF Znj. Lindita Manga, hapi konferencen dhe ne emer te projektit ju uroi mireserdhjen pjesemarresve dhe te ftuarve te tjere, si dhe prezantoi qellimin kryesor te projektit i cili kerkon te ndikoje ne rritjen e e numrit te punesimit dhe shtimin e te ardhurave te familjeve dibrane. Pastaj konferencen e pershendeti Drejtori i programeve te USAID ne Shqiperi Z. Dennis Wesner i cili theksoi qe projekti eshte ne kuader te bashkepunimit te USAID me Ambasaden Suedeze dhe kerkon të zhvillojë dhe promovojë ndërmarrjet e turizmit të qëndrueshëm në komunitetet e Shqipërisë së Veriut. Me interes ishte dhe fjala pershendetese e Drejtorit te CNVP per Ballkanin Z. Ross Bull, dhe deputetes se Dibres Znj. Almira Xhembulla e cila ka qene dhe pjese e stafit te projektit qe nga faza pregaditore, te cilet uruan suksese projektit dhe shprehen angazhimin e tyre per te kontribuar si partnere dinjitoz ne zbatimin e tij.