Gjatë vizitës së Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi në Dibër u organizua forumi i dialogut me temën “ Promovimi i modelit të menaxhimit të mbetjeve”.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, administratorë , kryepleq, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të administratës.
Përfaqësuesit e Bashkisë shpjeguan arritjet dhe sfidat që shoqëruan zbatimin e projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ dhe “Rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Dibër” , financuar nga DLDP decentralization and local development programme (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor) dhe mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC Shqipëri ) .
Në zbatim të këtij projekti u hartua dhe miratua dokumenti strategjik “ Plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta urbane “ për të gjithë Bashkinë e re, si dhe u investua në infrastrukturën vendore për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve (195 kontenierë të rinj dhe një makinë teknologjike) si dhe u rehabilitua fusha e mbetjeve urbane të qytetit .

Në fjalën e tij të rastit Ministri Klosi shprehu nevojën dhe domosdoshmërinë për pastrimin jo vetëm të Dibrës por të gjithë Shqipërisë . Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mbajtjen pastër jo vetëm të ambjenteve private por edhe të hapësirave publike nëpërmjet angazhimit të tyre në këtë proçes .

Pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre në lidhje me këtë problem të rëndësishëm. Gjatë bashkëbisedimit u kërkua mbështetja e Ministrisë për të ndihmuar bashkinë në mënyrë që ti jepet zgjidhje më afatgjatë me studime dhe investime në fushën e menaxhimit të mbetjeve

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).