Menaxhimi i situates se krijuar nga reshjet e shiut

Vazhdon puna intensive e Bashkisë Dibër për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta.
Ashtu si në të gjithë vendin, reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në disa Njësi Administrative të Bashkisë Dibër, kryesisht bllokim të rrugëve nga rrëshqitjet e dherave, dëmtim të disa banesave, përmbytje të tokave bujqësore nga dalja nga shtrati e lumit Drin dhe përrenjve malor.
Bashkia Dibër dhe Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë Prefekturës kanë marrë masa dhe janë në gadishmëri të plotë për ta kaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta.
Në disa njësi si: Arras, Luzni, Kastriot, Tomin, Kala e Dodës, Bashkia Dibër ka dërguar fadroma për zhbllokimin e rrugëve të bllokuara.
Gjithashtu, një familje, banuese në Dohoshisht të NjA Tomin është evakuar pranë konviktit të shkollës së mesme, pasi shtëpia e tyre u dëmtua gjatë nates se mbrëmshme nga reshjet.
I bëjmë thirrje çdo banori apo familjeje që mund të ndihet e rrezikuar nga reshjet intensive që vazhdojnë, të njoftojë menjëhere instancat përkatese, në mënyrë që të merren masa dhe të minimizohen pasojat.
Ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit për të raportuar çdo emergjencë 112

Takimi me Ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj.Ogerta Manastirliu prezantoi avantazhet e skemës së re të ndihmës ekonomike, në një takim me administratorët e NjA dhe specialistët e ndihmës ekonomike të qarkut Dibër.

“ Promovimi i modelit të menaxhimit të mbetjeve”

Gjatë vizitës së Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi në Dibër u organizua forumi i dialogut me temën “ Promovimi i modelit të menaxhimit të mbetjeve”.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, administratorë , kryepleq, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të administratës.
Përfaqësuesit e Bashkisë shpjeguan arritjet dhe sfidat që shoqëruan zbatimin e projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ dhe “Rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Dibër” , financuar nga DLDP decentralization and local development programme (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor) dhe mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC Shqipëri ) .
Në zbatim të këtij projekti u hartua dhe miratua dokumenti strategjik “ Plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta urbane “ për të gjithë Bashkinë e re, si dhe u investua në infrastrukturën vendore për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve (195 kontenierë të rinj dhe një makinë teknologjike) si dhe u rehabilitua fusha e mbetjeve urbane të qytetit .

Në fjalën e tij të rastit Ministri Klosi shprehu nevojën dhe domosdoshmërinë për pastrimin jo vetëm të Dibrës por të gjithë Shqipërisë . Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mbajtjen pastër jo vetëm të ambjenteve private por edhe të hapësirave publike nëpërmjet angazhimit të tyre në këtë proçes .

Pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre në lidhje me këtë problem të rëndësishëm. Gjatë bashkëbisedimit u kërkua mbështetja e Ministrisë për të ndihmuar bashkinë në mënyrë që ti jepet zgjidhje më afatgjatë me studime dhe investime në fushën e menaxhimit të mbetjeve

“Përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër”

Bashkia Dibër merr pjesë në Konkursin e Praktikave të Mira- Edicioni 2017 për Rajonin 2, me praktikën e saj “Përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër”.
Aktiviteti organizohet nga DLDP dhe Agjensia për Zhvillimin Rajonal 2( AZHR 2).
Në mbështetje të stafit të Bashkisë Dibër është edhe prezenca e Kryetarit të Bashkisë Z.Muharrem Rama