Mbledhje Keshilli Bashkiak

Ditën e hene  date  21  . 05 .2018 ora   11    ˚˚, zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak, në sallën e mbledhjeve pranë QEK.

Rendi i ditës:

Ndihma ekonomike per muajin Maj  2018

  1. Miratimi I paaftesise per muajin Maj  2018
  2. Per propozim per dhenje ndihme ekonomike familjeve ne nevoj qe jane perjashtuar nga sistemi per arsye te pikezimit duke perdorur fondin e kushtezuar per bllok ndimen ekonomike deri ne 6% I ndryshuar(muaji Prill)
  3. Interpelanc Kryetari per investimet
  4. Interpelanc Shefi I administrates
  5. Interpelanc drejtori Ujsjellesi ngritja e cmimeve numri I punonjesve
  6. Intrtpelanc drejtori  i llixhava
  7. Per propozim miratimin e nje tarife te re ne paketen fiskale
  8. Emergjencat civile :
  9. 1. Ndertim ure fshati Cerjan
  1. Rikonstruksion rruges fshati Voleze
  2. Sokol Aldedja
  3. Liman Buci
  4. Bashkim Murati
  5. Kompesim energjiemuaji Mars 2018
  6. Kerkese per mbeshtetje financiare projekti AMUN GJimnazi ‟ Said  Najdeni‟
  1. Paisja me aktin e marjes se tokes ne pronsi
  2. Te ndryshme  ….

 

LISTA E RENDITJES SË PROJEKTE-PROPOZIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE/ReLOaD

ReLOaD – Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
LISTA E RENDITJES SË PROJEKTE-PROPOZIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) TË MARRA NË DORËZIM NË KUADËR TË THIRRJES PUBLIKE PËR OSHC-TE NË BASHKINË DIBËR PJESË E PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR/ReLOaD
Nr.                                  Organizata                                           Projekti                                                      Pikët                                                                                             Komente

PROJEKTET E PROPOZUARA PËR FINANCIM 

1. Qëndra Argitra Vizion          Ngritja e qendrës pritëse se emergjencës për gratë, vajzat dhe femijët e dhunuar
82
2.Agro Eko Dibra                      Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve bashkia nga banorët
78
 PROJEKTET QË NUK JANË PROPOZUAR PËR FINANCIM
3. Shoqata e burimeve natyrore Tomin Shimcan                      Toka therret, më mbroni nga erozioni           70  2.Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim. *Projektet me buxhet mbi 650,000                                                                                                                                                                                                                Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.
4.Atom Albania                                                                               Jo dhune por Libër                                              69  2.Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim. *Projektet me buxhet mbi 650,000                                                                                                                                                                                                              Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.

5.Kryqi i Kuq Dibër   Reduktimi i varfërisë së grave, domosdoshmëri për barazi gjithëpërfshirëse              31  3.Projekti përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e                                                                                                                                                                                                                                  mjaftueshme  (minimumi 18 pikë)

6. Shoqata në familje, për familjen    Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet edukimit dhe aftësimit për jetën           27  3.Projekti përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e                                                                                                                                                                                                                               mjaftueshme (minimumi 18 pikë)

7.  Qendra për komunikim e praktikave të përgjegjshme    Fuqizimi ekonomik i sipërmarrësve të rinj në Dibër         5.Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.
8.  Shoqata Runja                                                                         Veprimtari e gjallë e të rinjve për ndryshim                       5.Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.
LEGJENDA
1. Numri i projekteve të miratuara varet nga vlera totale e fondeve në dispozicion; projektet me numrin më të madh të pikëve miratohen për financim deri sa të jenë përdorur të gjitha fondet.
2. Vetëm projektet me të paktën 50 pikë shqyrtohen për financim.
*Projektet me buxhet mbi 650,000 Lek duhet të marrin të paktën 75 në procesin e vlerësimit.
3. Projekti përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse relevanca e projektit vlerësohet si jo e mjaftueshme (minimumi 18 pikë)
4. Projekti përjashtohet nga procesi i mëtejshëm nëse kapacitetet financiare dhe operative të aplikantëtvlerësohen si jo të mjaftueshme (minimumi 10 pikë)
5. Projektet që nuk plotësojnë kriteret teknike skualifikohen nga procesi.
Shpjegime të hollësishme për legjendën gjenden në Udhëzuesin për Aplikantët – Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), botuar së bashku me thirrjen publike për projekt-propozime në territorin e bashkisë Dibër.

ReLOaD – Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans

Njoftim Pune

Bashkia Diber ne bashkepunim me biznesin Fabrika e Perpunimit te Lekures (ne Majtare rruges per te dogana) ju njofton se ka 10 vende te lira pune.Aplikoni duke lene nr e tel dhe cv prane fabrikes

Menaxhimi i situates se krijuar nga reshjet e shiut

Vazhdon puna intensive e Bashkisë Dibër për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta.
Ashtu si në të gjithë vendin, reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në disa Njësi Administrative të Bashkisë Dibër, kryesisht bllokim të rrugëve nga rrëshqitjet e dherave, dëmtim të disa banesave, përmbytje të tokave bujqësore nga dalja nga shtrati e lumit Drin dhe përrenjve malor.
Bashkia Dibër dhe Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë Prefekturës kanë marrë masa dhe janë në gadishmëri të plotë për ta kaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta.
Në disa njësi si: Arras, Luzni, Kastriot, Tomin, Kala e Dodës, Bashkia Dibër ka dërguar fadroma për zhbllokimin e rrugëve të bllokuara.
Gjithashtu, një familje, banuese në Dohoshisht të NjA Tomin është evakuar pranë konviktit të shkollës së mesme, pasi shtëpia e tyre u dëmtua gjatë nates se mbrëmshme nga reshjet.
I bëjmë thirrje çdo banori apo familjeje që mund të ndihet e rrezikuar nga reshjet intensive që vazhdojnë, të njoftojë menjëhere instancat përkatese, në mënyrë që të merren masa dhe të minimizohen pasojat.
Ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit për të raportuar çdo emergjencë 112

Panairi “Shqiperia Punon Token”

Bashkia Dibër pjesë e Panairit më të madh të Bujqësisë: “Shqipëria Punon Token”🇦🇱
Bëhuni pjesë e panairit dhe vizitoni stendën e Bashkisë Dibër, blini produkte Dibrane. Në datat 29 dhe 30 nëntor, në Sheshin Nënë Tereza dhe vazhdimin e Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Festa e Pavarsise dhe Clirimit

Fotoalbumi i rikonstruksionit të Varrezave të Dëshmorëve.
Nesër, më datë 29.11.2017, në orën 10.00 me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, pas performimit të disa numrave artistikë para Pallatit të Kulturës, do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në nder të atyre që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Ftesa është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve vendore, veteranët, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe qytetarë tu bashkohen këtyre festimeve.
Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe të Çlirimit

Dita Kombetare e Pastrimit 24/11/2017

Nën drejtimin e Kryetarit Z.Muharrem Rama, administrata e Bashkisë Dibër u angazhua masivisht në aktivitetin ndërgjegjësues mbarëkombetar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Bashkia Dibër në bashkëpunim me DAR Dibër bëri organizimin e ndarjes së territoreve për shkollat, institucionet publike, vullnetarët , si dhe vendosi në dispozicion mjetet e transportit për largimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë aktivitetit në shkollat e NJA-ve .

Furnizimi me bazën materiale të nevojshme për realizimin e aktivitetit të tilla si: qese dhe doreza për heqjen e mbetjeve u bë e mundur me mbështetjen financiare të organizatës DLDP në pjesën më të madhe të shkollave dhe World-Vision në disa të tjera. Këtij aktiviteti ndërgjegjësues iu bashkua me një kamion dhe një fadromë në dispozicion edhe biznesi Hotel Veri.
Administrata e Bashkisë së bashku me punonjësit e drejtorisë së shërbimeve si dhe me pjesëmarrjen e Gjimnazit “Said Najdeni” e përfaqësues të institucioneve të tjera u organizuan në një aksion për pastrimin e zonës së llixhave dhe përgjatë përroit që përshkon zonën .

Morën pjesë në këtë aksion përafërsisht rreth 300 punonjës dhe 1000 nxënës si dhe një fadromë e 2 kamionë.
U larguan një sasi prej 25 m3 mbetje të përziera ( urbane , inerte dhe voluminoze ) në këtë zonë.
Gjithashtu angazhimi i mjeteve bëri të mundur edhe rehabilitim e shtratit të përroi të llixhave dhe sheshin përpara Qendrës Balneare .
Bashkia Dibër ka planifikuar një aktivitet në datat 06 dhe 07 Dhjetor për rehabilitim në Njësitë administrative të hotspoteve ekzistuese pasi të bëhet një verifikim dhe preventivim i saktë.
Shpresojmë që ky aktivitet ti ketë ndërgjegjësuar banorët dhe bizneset për ta mbajtur pastër çdo ditë ambjentin ku jetojnë e veprojnë.

Takimi me kryeministrin e Shqipeise Z.Edi Rama

Qeveria shqiptare e kryesuar nga Kryeministri Z.Edi Rama gjatë dy ditëve të fundit ishte prezente në Dibër. Në këtë vizitë dy ditore u zhvilluan takime të rëndësishme, ku u prezantuan nje sërë projektesh për zhvillimin e Dibrës nga qeveria, ku më i rëndësishmi ishte prezantimi i projektit fitues i Rrugës së Arbërit, i cili në fillim të vitit 2018 pritet të nisë punën në terren.
U inspektuan disa investime dhe projekte te qeverisë shqiptare dhe bashkisë Diber, të cilat janë në proces pune.
Gjithashtu u zhvilluan dëgjesa publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2018, në kuadër të platformës së prezantuar tashmë nga qeveria, Bashkëqeverisja me njerëzit(qytetarët)

Takimi me Ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj.Ogerta Manastirliu prezantoi avantazhet e skemës së re të ndihmës ekonomike, në një takim me administratorët e NjA dhe specialistët e ndihmës ekonomike të qarkut Dibër.

Oda Dibrane

D

isa fragmente nga Oda Dibrane 2017, një vazhdimësi e traditës dhe folklorit tonë të pasur. Një falenderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit. #Tradite #Folk #Kulture#Mikpritje #Krenari #SëBashkuPërDibrën #OdaDibrane2017 #BashkiaDiber