Menaxhimi i situates se krijuar nga reshjet e shiut
Vazhdon puna intensive e Bashkisë Dibër për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta.
Ashtu si në të gjithë vendin, reshjet e dy ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në disa Njësi Administrative të Bashkisë Dibër, kryesisht bllokim të rrugëve nga rrëshqitjet e dherave, dëmtim të disa banesave, përmbytje të tokave bujqësore nga dalja nga shtrati e lumit Drin dhe përrenjve malor.
Bashkia Dibër dhe Shtabi i Emergjencave i ngritur pranë Prefekturës kanë marrë masa dhe janë në gadishmëri të plotë për ta kaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta.
Në disa njësi si: Arras, Luzni, Kastriot, Tomin, Kala e Dodës, Bashkia Dibër ka dërguar fadroma për zhbllokimin e rrugëve të bllokuara.
Gjithashtu, një familje, banuese në Dohoshisht të NjA Tomin është evakuar pranë konviktit të shkollës së mesme, pasi shtëpia e tyre u dëmtua gjatë nates se mbrëmshme nga reshjet.
I bëjmë thirrje çdo banori apo familjeje që mund të ndihet e rrezikuar nga reshjet intensive që vazhdojnë, të njoftojë menjëhere instancat përkatese, në mënyrë që të merren masa dhe të minimizohen pasojat.
Ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit për të raportuar çdo emergjencë ☎112