Administrata e Bashkisë
Administrata vendore, rregullon dhe administron ushtrimin e funksioneve të veta në mënyrë të plotë dhe të pavarur, në përputhje me Kushtetutën, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet në fuqi. Ajo ushtron funksionet e veta duke respektuar politikat kombëtare dhe rajonale dhe vepron në bazë të parimit të autonomisë vendore,si dhe akteve ligjore të mëposhtme:
Ligjin Nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligji Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.
Struktura organizative dhe numri i punonjësve
Rregullore e organizimit dhe funksionimit të administratës
Orari zyrtar: 08:00-16:00, E Hënë – Premte
Adresa: Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi
Detyrat e administratës së njësive administrative (Ligji 139/2015)
Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë administrative përkatëse.
Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe organikës së administratës së bashkisë.
a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;
h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.
Njoftimet mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimit, pasqyrohen në faqen http://dibra.gov.al/
Adresa elektronike e zyrave të bashkisë/ njësive administrative/ njësive në varësi të bashkisë