Bashkia Dibër organizon   aktivitetin përmbyllës  të  projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ dhe “Rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Dibër” , financuar nga DLDP (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor) dhe mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ) .

Projekti u  hartua për të përmirësuar gjendjen e shërbimit të mbetjeve në Bashkinë e re me qëllimin e përgjithshëm “Dibra e pastër dhe e shëndetshme”   dhe  u zbatua gjatë vitit 2017 . U hartua dhe miratua plani për  menaxhimin e  integruar të mbetjeve për të gjithë Bashkinë e re si dhe u investua në  infrastrukturën vendore për menaxhimin e mbetjeve në sistemin e grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në kamion dhe kazanë mbetjesh (165 kazanë të rinj dhe një makinë teknologjike) si dhe u rehabilitua fusha e mbetjeve urbane  të qytetit .

Me këtë rast Bashkia Dibër ju fton të merrni pjesë në takimin  që do mbahet në sallën e QEK në datën 25.10.2017 ora 12.30  ku do diskutohet per sfidat dhe arritjet e projektit si pjesë e axhendës për inagurimin  e tij. Takimi do të zgjasë deri në orën 14.00 . Për  më shumë detaje  bashkëngjitur kopje të axhendës .

 

Duke shpresuar në prezencën tuaj ,

K R Y E T A R I

 Muharem  RAMA

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).