Këshilli bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Keshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga data e shpalljes se rezultatit nga organi kompetent, i percaktuar ne Kodin Zgjedhor.

Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Ne mungese te tij, nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak :

    • Zgjidhet komisioni i mandateve;
    • Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
    • Këshilltarët bëjnë kete betim:

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimatrinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Diber dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.

   

    • Zgjidhen kryetari dhe zevendeskryetaret e keshillit;
    • Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.

Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi per mbledhjen e keshillit behet publik ne vende te caktuara per kete qellim brenda territorit te njesise vendore dhe permban daten, vendin, oren dhe rendin e dites se mbledhjes.

Me kerkesen e kryetarit te bashkise ose te nje te pestes se anetareve te keshillit bashkiak, mbledhjet e keshillit mund te behen te mbyllura, kur per kete kane votuar jo me pak se tre te pestat e gjithe anetareve te tij.

Manual për Këshilltarët e Këshillit të Bashkis

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).