SHËRBIMET QË OFROHEN NË FUSHËN E INFRASTRUKTURËS DHE SHËRBIMEVE PUBLIKE

 

Shërbimet që ofrohen nga Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit.

Në mbështetje të ligjit Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit’’, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015  ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në nenin 6 të këtij vendimi ‘‘Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me një leje ndërtimi’’ përfshin punimet e mëposhtme:

  1. Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, që përfshijnë:
  2. ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon
  3. rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese
  4. pastrimi i fasadave.
  5. iparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente.
  6. zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes.
  7. riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme.
  8. riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse.
  9. vendosja e hekurave mbrojtës në dritare.
  10. vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave.
  11. sistemimi i oborreve.
  12. riparimi i rrethimeve ekzistuese.
  13. ndërhyrje të brendshme.
  14. riparimi dhe rinovimi i dyshemeve.
  15. riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave.
  16. riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.
  17. ndërhyrje në impiante higjeno-sanitare:
  18. veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjeno-sanitare dhe riparimet e impiantit.
  19. Punimet për eleminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara.
  20. Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

Bazuar në ligjin Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015 ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në Neni 7, Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh, përfshin punimet e mëposhtme:

Punime të jashtme:

  • ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese.
  • vendosja e shtresave për rritjen e efiçiencës energjitike të ndërtesave ekzistuese.

Punime të brendshme, si:

  • hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme
  • krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës (jombajtës) të brendshëm, i mjediseve për shërbime higjienike.
  • realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes.

Punime të tjera, si:

  • punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara
  • struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele, me materiale të çmontueshme, pa përdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, murature e soleta dhe që hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 6-mujor.
  • vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, në përputhje me rregulloren arkitektonike të qytetit dhe kufizimet që mund të rrjedhin nga legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, historike apo mjedisore.
  • punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtjeje të rrjeteve të infrastrukturës publike dhe komunikimeve elektronike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës, si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth.
  • punime riparimi, mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja.
  • vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkë- pronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit.
  • ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e eficiencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh.: ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë.
  • serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore; – vendosja e ashensorëve.
  • vendosja e reklamave në fasadat e jashtme, për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat. Vendosja e tyre rregullohet sipas rregullores specifike të secilit autoritet vendor të planifikimit, me përjashtim të vendosjes së reklamave jashtë territoreve urbane, ku përfshihen, por pa u kufizuar, rrugë interurbane, hekurudha, mjedise aeroportuale, pika doganore, të cilat rregullohen me akte të ministrive përgjegjëse.

Dokumentacioni për punime me deklaratë paraprake.

Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh, janë:

  1. Formulari i deklaratës, sipas kësaj rregulloreje dhe formatit të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, dhe, sipas rastit.
  2. Dokumenti që vërteton pronësinë apo të drejtat e ligjshme të deklaruesit mbi pasurinë në të cilën kryhen punimet, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë kontratë sipërmarrjeje/ porosie, leje legalizimi e të ngjashme.
  3. Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.
  4. Dokumentet, sipas pikës 1 të këtij neni, janë dokumentet e vetme që duhet të paraqesë aplikuesi për kryerejn e punimeve.
  5. Në rastin kur punimet që kryhen me deklaratë paraprake për kryerje punimesh shtrihen në territorin e më shumë se një bashkie, aplikuesi do të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë secilës bashki, për punimet që përfshihen brenda territorit administrativ të kompetencës.
  6. Brenda 5 ditëve pune nga dorëzimi i deklaratës paraprake për kryerje punimesh, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, autoriteti vendor përgjegjës kryen verifikimet e nevojshme dhe, në rast se konstaton mosrespektimin e kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve, e kundërshton atë me vendim të arsyetuar.
  7. Në mungesë përgjigjeje nga autoriteti vendor përgjegjës, brenda afatit 5-ditor, sipas pikës 3 të këtij neni, konfirmimi konsiderohet i dhënë në heshtje dhe sistemi gjeneron aktin përkatës e njofton deklaruesin për mundësinë e fillimit të punimeve.

Bazuar në ligjin Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015 ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në Neni 9, Leja e zhvillimit.

Dokumentacioni për pajisjen me leje zhvillimi.

Dokumentet e vetme që duhet të paraqesë pronari ose zhvilluesi për t‟u pajisur me leje zhvillimi janë:

  1. kërkesa për leje, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në këtë rregullore dhe në sistemin elektronik të lejeve.
  2. prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo juridik, në rast se kërkesa paraqitet nga një përfaqësues i pronarit ose zhvilluesit.
  3. dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën.
  4. planin e rilevimit të pronës, në shkallë 1:500, nga topograf i licencuar;
  5. projektidenë arkitektonike të zhvillimit.
  6. kopje të licencës së topografit dhe projektuesit, sipas shkronjave “ç” dh “d”;
  7. mandatpagesën e tarifës së aplikimit, nëse parashikohet.

Në rastin e kërkesës për leje zhvillimi në Këshillin Kombëtar të Territorit, kërkuesi duhet, në çdo rast, të dorëzojë edhe studimin e fizibilitetit përkatës.

Dokumenti i lejes së zhvillimit i paraprin lëshimit të lejes së ndërtimit për ndërtime të reja.

  1. përdorimin e tokës dhe strukturat e lejueshme.
  2. intensitetin e ndërtimit.
  3. koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndërtim.
  4. lartësinë maksimale në metra.
  5. gjelbërimin publik.
  6. fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese (genplani i azhurnuar).
  7. informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.
  8. hartën e infrastrukturës inxhinierike në zone.
  9. projektidenë arkitektonike të zhvillimit.

Bazuar në ligjin Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015  ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në Nenin 11 , Punime për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi.

Punimet për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi, sipas nenit 39 të Ligjit, janë ato që:

  1. rezultojnë në krijimin e ndërtimeve e reja, përfshirë ato të përkohshme, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë rregullore;
  2. rezultojnë në rikonstruksion, riparim dhe restaurim që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht, ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e mëparshme dhe që kanë si pasojë shtimin e njësive dhe/ose ndryshimin e vëllimit ndërtimor, sipërfaqes së ndërtimit, pamjes së jashtme të objektit, të përdorimit, ose të sistemit konstruktiv.
  3. realizojnë mirëmbajtje të jashtëzakonshme sipas kësaj rregulloreje, të shoqëruar me ndryshime të sistemit konstruktiv të objektit.
  4. kanë si pasojë prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri. Nëse prishja shoqërohet me ndërtim të ri, leja për prishje është pjesë e lejes së ndërtimit dhe shënohet në kushtet e dokumentit të lejes.

Dokumentacioni për pajisjen me leje ndërtimi.

Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t‟u pajisur me leje ndërtimi janë:

  1. Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve.
  2. Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treat.
  3. Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese.
  4. Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës në format PDF, të nënshkruar elektronikisht, si dhe në format PDF, sa i përket projektit arkitektonik.
  5. Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit.
  6. Preventivi;

Përmbajtja e lejes së ndërtimit.Dokumenti i lejes së ndërtimit përmban informacion mbi:

  1. autoriteti përgjegjës që lëshon aktin dhe identiteti i zyrtarit që përfaqëson autoritetin;
  2. data dhe numri i lejes së ndërtimit, që korrespondon me numrin e praktikës në Regjistër;
  3. data dhe numri i vendimit të Kryetarit për miratimin e lejes.
  4. afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve
  5. të dhënat identifikuese të pronarit të tokës.
  6. adresa dhe kufijtë e pasurisë.
  7. të dhënat identifikuese të zhvilluesit.
  8. përshkrimi i ndërtimit të miratuar dhe kushtet e zhvillimit.

Bazuar në ligjin Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015 ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në Neni 12 Ndryshimi i aktiviteteve/funksioneve.

  1. Leja për ndryshimin e aktiviteteve dhe funksioneve të njësisë individuale, Autoriteti i zhvillimit me kusht mosndryshimin e sistemit konstruktiv, në bazë të përputhshmërisë me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit të tokës të përcaktuara nga PPV-ja ose PDV-ja.
  2. Në mungesë të PPV-së ose PDV-së, ndryshimi i aktiviteteve dhe funksioneve duhet të bëhet në përputhje me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit ekzistues të tokës.

Bazuar në ligjin Nr.107/2014, Datë 31.07.2014, ‘‘Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit ‘‘, i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.408, Datë 13.05.2015  ‘‘Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit‘‘, i ndryshuar, si dhe bazuar në Neni 27, Çertifikata e përdorimit.

  1. Në përfundim të procesit të zhvillimit aplikuesi paraqet kërkesën për t’u pajisur me certifikatë përdorimi, së bashku me procesverbalin e kolaudimit dhe dokumentacionin shoqërues, përfshirë deklaratën teknike se objekti është ndërtuar në përputhje me projektin dhe kushtet teknike në fuqi, pranë autoritetit të zhvillimit.

Ndryshimi i sipërfaqes ndërtimore të përgjithshme, që konstatohet në përfundim të punimeve të ndërtimit të një objekti të ri, nuk konsiderohet shkelje, por marzh gabimi, në rast se nuk tejkalon masën 1% të sipërfaqes ndërtimore të përgjithshme të lejuar me lejen e ndërtimit, me kusht që ndërtimi të jetë në përputhje me kushtet e tjera urbane të zhvillimit.

Shërbimet që ofron Drejtoria e Shërbimeve Publike

  1. Realizimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve publike në komunitet.
  2. Harmonizimi i punës me entet e ndryshme, veprimtaria e të cilave ndikon në funksion të përmirësimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve publike.
  3. Ngritja në nivelin e kërkesave të kohës, interesave dhe kulturës qytetare në të gjitha shërbimet publike, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarit, në aspektin e modernizimit të sistemit të pastrimit të hapësirës bashkiake , ruajtjes dhe pasurimit të fondit të gjelbërt në qytet dhe kurorën përreth tij, duke synuar për një qytet të pastër dhe gjithmonë të gjelbëruar .
  4. Marrja e të gjitha masave të duhura nga pikëpamja inxhinierike e teknike për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të rrjetit të infrastrukturës publike mbitokësore, varrezave, sipërfaqeve të gjelbërta e rekreative.
  5. Vlerëson si një nga aspektet më prioritare raportet dhe kërkesat ndaj sipërmarrjeve private për realizimin cilësor të shërbimeve të kontraktuara ( në rast se ka ) .
  6. Bashkërendon punën me faktorë të tjerë të interesuar në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike dhe përfshirjes së banorëve në monitorimin vlerësimin dhe bashkëqeverisjen komunitare, si : OJF-të, organizatat rinore,institucionet arsimore , bizneset vendas etj.
  7. Vlerëson si detyrë permanente ndriçimin e mjediseve publike dhe ngrohjen e tyre, shërbimin e dekorit publik , parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike, shërbimin e pastrimit të rrugëve si dhe mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit .

Shërbimet që ofrohen nga Sektori i Menaxhimit të Mbetjeve dhe Gjelbërimit

  • Pastrimi ditor i mbetjeve urbane nga kontenierët në qytet si dhe transporti i tyre drejt vend depozitimit
  • Pastrimi i mbetjeve urbane ne NJA -të ku ekziston shërbimi si dhe shtrirja në NJA -të e tjera ku eshte e mundur.
  • Menaxhimi i fushës së mbetjeve pranë qytetit të Peshkopisë në përputhje me legjislacionin në fuqi për minimizimin e ndotjeve në ajër, tokë etj.
  • Të iniciojë procesin e hartimit të projektit për landfillin e mbetjeve urbane.
  • Fshirja e rrugëve të asfaltuara brenda qytetitçdo ditë dhe larja e tyre në periudhën e verës ( 01 Maj deri 30 Shtator të cdo viti ) sipas përcaktimeve në planet vjetore të punës.
  • Përcaktimin e pikave të vendosjes së kontenierëve të mbetjeve dhe azhornimin e tyre në hartë.
  • Menaxhimi i mbetjeve inerte në territorin e bashkisë.
  • Mirëmbajtja e tregut të mishit në lidhje me procesin e pastrimit , klorifikimit e kriposjes.
  • Trajtimi i ankesave /kërkesave të ardhura në lidhje me mbetjet urbane të ngurta, inerte etj.
  • Ruajtja ,mirëmbajtja ,ujitja dhe pastrimi ditor i hapësirave të gjelbërta në gjithë qytetin dhe lulishteve si dhe riparimi i stolave , rrethimit të lulishteve etj.
  • Kujdesi ndaj pemëve dekorative dhe shkurreve në gjithë qytetin si punimi, lyerja, krasitja, vaditja ,etj. Shtimi i hapësirave te gjelbërta si mbjellje të reja të pemëve dekorative dhe mbjellje fare bari.
  • Ruajtja ,mirëmbajtja dhe pastrimi ditor i varrezave publike të qytetit si dhe menaxhimi i varrezave publike në NJA dhe garantimin e shërbimit          

Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike

Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më shumë instrumenteve të mëposhtme:
a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;
b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;
c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;
ç)  përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit në fuqi;
d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në fuqi.
Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:
a) hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;
b) hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës;
c) krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor.
Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet bashkiake  për  shërbimet  publike  dhe/ose  për  shoqëritë  tregtare  me  kapital  të  njësisë  së vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është përgjegjësi e kësaj njësie.

Instrumenti për administrimin e shërbimit funksionon si Sistem i monitorimit mbi bazën e objektivave dhe indikatoreve të performacës të miratuar në planet lokale të shërbimeve .
Sistemi i administrimit të performancës së shërbimit bazohet mbi standardet në hartimin e  relacioneve mujore të realizimit të performacës së shërbimit të përcaktuar.
Struktura përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës së shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor është pjesë e organikës së strukturës së bashkisë.

Struktura përgjegjëse:

Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, Drejtoria e Shërbimeve publike, Sektori i Administrimit të Mbetjeve dhe Gjelbërimit.

SHËRBIMET NË FUSHËN E SHËRBIMEVE SOCIALE

– Krijimi dhe administrimi i shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
– Ndërtimi dhe administrimi i banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
-Ndërtimi dhe administrimi i qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore.
Krijimi, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Shërbimet që ofrohen nga Sektori i Kujdesit Social 

Kush mund te përfitojë Ndihmë Ekonomike?

  • Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
  • Jetimët të cilët nuk janë në institucione;
  • Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
  • Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre.
  • Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
  • Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë

Ku aplikohet për Ndihmë Ekonomike?
Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera të cilat plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin  mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin. 

Kur aplikohet për ndihmën ekonomike?
Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.

Si aplikohet?
Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dërgon Vendimin  final së bashku me listën e familjeve fituese me masën e përfitimit dhe familjet jopërfituese me  arsyet përkatëse kryetarit të njësisë vendore për të njoftuar  të gjithë aplikantët dhe për të bërë ekzekutimin e pagesës.

Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 (tre) muaj tek zyra e administratorit  shoqëror i cili  plotëson deklaratën social-ekonomike  dhe e hedh në sistem si dhe  verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Mosparaqitja një herë në 3 muaj dhe moslejimi i verifikimit social –ekonomik në familje largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Ku dhe si ankimohet vendimi?
Familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë.
Ankimimi bëhet  me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.
Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, ka të drejtë të ankimojë  te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë.
Për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror, Këshilli Bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të buxhetit vendor.
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar; Vendim Nr. 955, datë 7.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së  përfitimit të ndihmës ekonomike”.

Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pagesës  të aftësisë së kufizuar, si dhe të kujdestarëve të tyre.
Kërkesa dhe dokumentacioni për të përfituar pagesë për personat me aftësi të kufizuar paraqiten tek administratori shoqeror në njësitë e qeverisjes vendore.

Kush mund të përfitojë pagesë për aftësinë e kufizuar?

  1. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësorë të Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP).
  2. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të  Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.
  3. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me  vendim të Komisionit Mjekësor të  Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP).
  4. Personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjekësore janë të paaftë për punë në kushte normale.

Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë  dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për apelim në gjykatë.

Për përfitim të pagesës së aftësisë ndryshe, paraplegjik dhe tetraplegjik

  1. Çertifikatë famijare e personit me aftësi të kufizuar (shkarkohet nga sistemi e-albania)
  2. Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç
  3. Fotokopje e kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç
  4. Vendimin e mëparshëm të KMCAP-së, i cili verteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit
  5. Fletë drejtimi për KEMP, kur personi komisionohet për herë të parë.
  6. Epikriza përcjellëse sa herë rikomisionohet.
  7. Kopje e noteruar e librezës për personat para dhe tetraplegjik

Kujdestari i personit me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjik duhet të paraqesë këto dokumenta:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit të personit kujdestar
  2. Deklaratë/vendim gjyqësor për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuar ose familja.
  3. Raport mjeko ligjor që vërteton që kujdestari është i aftë fizikisht dhe mendërisht

Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar; Ligj nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”; VKM Nr.618, datë 07.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”, i ndryshuar.

Për përfitim të pagesës së aftësisë ndryshe , verbëri

  1. Kërkesë për trajtim
  2. Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç, fotokopje të kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç.
  3. Çertifikatë familjare (shkarkohet nga sistemi e-albania)
  4. Kopje e noteruar e librezës së verbërisë
  5. Vendimi nga KMCV ku është përcaktuar: shkalla e paaftësisë, përqindja e shikimit dhe nevoja për kujdestar

Kujdestari i të verbërit duhet të paraqesë këto dokumenta:
1.Deklaratë për kujdestarin e zgjedhur nga personi i verbër ose nga familja
2. Raport mjeko ligjor që verteton aftësinë e kujdestarit për punë
3. Çertifikatë familjare e personit kujdestar kur nuk është anëtarë i familjes (shkarkohet nga sistemi e-albania)
4. Fotokopje e kartës së identitetit e noteruar kur personi kujdestar nuk është anëtar i familjes
Personat me aftesi te kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, përveç; dokumentacionit të sipër përmendur, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen emri i personit, që ndjek shkollen; lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor normal ose i përsëritur; vitin shkollor.
b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj);
c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar; Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”; VKM nr.277, datë 13.06.1997 “Për përfitimet nga statusi i të verbërit”, i ndryshuar.

Për përfitim të pagesës së shtesës së invaliditetit të punës

  1. Kërkesë për trajtim
  2. Çertifikatë familjare
  3. Fotokopje e kartës identitetit
  4. Kopje e librezës së invaliditetit
  5. Vërtetimi i KMCAP-së, me vulën e njomë ku të jetë përcaktuar grupi i invaliditetit.

Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar; Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit”; VKM nr.869 datë 18.06.2008, “Për zbatimin e Ligjit Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit”.
Të drejtën e përfitimit të shtesës mujore e kanë të gjithë invalidët e punës që marrin aktualisht pension invaliditeti; të gjithë ato persona që kanë qenë invalid pune deri në momentin e mbushjes së moshës për pension dhe që kanë dalë në pension pleqërie; të gjithë ato invalid që janë deklaruar invalid përgjithmonë.

Shërbimet që ofron Sektori i Administrimit të Pronave dhe StrehimitPër paisjen me Aktin e Marjes së Tokës në Pronësi për përdoruesit faktik të tokës bujqësore duhen këto dokumente:

  1. kërkesën për t’u pajisur me AMTP, për tokën që përdorin faktikisht, në të cilën përcaktohen numri kadastral i ngastrës ose emërtimi popullor, sipërfaqja e saj dhe kufitarët;
  2. planvendosja e secilës ngastër që kanë në përdorim, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, sipas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët;
  3. certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes përfituese ose individit, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991;
  4. dokumentacionin që vërteton se është përfitues si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.

Privatizimi i banesave apo objekteve të kthyera në fond banese bëhet bazuar në sipërfaqet e banimit, të përcaktuara për normat e strehimit. Çdo sipërfaqe e përfituar mbi atë të normave të strehimit do të llogaritet me çmim tregu. Këtu përfshihen:

  1. banesat, që kanë qenë subjekt i ligjit nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, si dhe i ligjit nr. 9321, datë 25.11.2004, “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”, të cilat nuk janë regjistruar në ZVRPP;
  2. objektet që kanë mbetur të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura. Përjashtimisht për ushtarakët dhe ish-ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Aplikimet për kredi të butë, kriteret dhe dokumentet:

  1. Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin.
  2. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare.
  3. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
  4. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit.
  5. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune.
  6. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje.
  7. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.
  8. Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
  9. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
  10. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja.
  11. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë.
  12. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim.
  13. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.
  14. Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët.
  15. Vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit.
  16. Vërtetimi nga Komisioni Mjekësor për përcaktimin e Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuar.
  17. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues.
  18. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj.
  19. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore.
  20. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

Struktura përgjegjëse: 

Sektori i Kujdesit Social, Ndihmës Ekonomike, Sektori Administrimit të Pronave dhe Strehimit prane Bashkisë Dibër. 

SHËRBIMET  NË FUSHËN E KULTURËS, SPORTIT DHE SHËRBIMEVE ARGËTUESE. 

 Shërbimet që ofron Sektori i Arsimit Kulturës dhe Turizmit 

  • Harton projekt-buxhetin e arsimit, kulturës sportit dhe turizmit.
  • Bën pranimin e kërkesave të bursave të studimittë shkollave të mesme profesionale për nxënësit në sistemin parauniversitar, bashkëpunim me OJQ për realizimin e aktiviteteve të ndryshme
  • Krijon kushte normale për nxënësit që frekuentojnë konviktin
  • Gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike të Bashkisë Dibër në përputhje me politikat e bashkisë .
  • Nëpërmjet kontrolleve evidenton gjendjen e kopshteve, çerdheve që kanë në varësi dhe parashikon masat për mirëmbajtjen e tyre në përputhje me fondet që disponon.
  • Bashkërendon punën me konviktin dhe kopshtet për menaxhimin e punëve dhe trajtimin me ushqim dhe fjetje në konvikt,kopshte dhe çerdhe të nxënësve dhe fëmijëve.
  • Organizon festa lokale, festa kombëtare dhe zyrtare , ceremony të përcaktuara nga ceremonialii shtetit
  • Mundëson projekte të përbashkëta me institucione arsimore, turizmit,kulturës artistike profesionale.
  • Ndjek procedurat administrative të pranimit dhe zbatimit të projekteve
  • Publikon vlerat nëpërmjet ekspozitave , fletëpalosjeve, masmediave, botimeve etj.
  • Bën promovimin e të gjitha resurseve të bashkisë me të gjitha mënyrat më bashkëkohore.
  • Koordinon të gjitha aktivitetet turistike që zhvillohen në bashki.
  • Kryen planifikimin e sinjalistikës, stendave dhe afishimeve turistike, në bashkërendim me organet publike përgjegjëse dhe organet e tjera vendore e jashte saj.
  • Zbaton reklama të guidave turistike, flet palosjeve etj.
  • Sensibilizon dhe punon me të gjithë faktorët për zhvillimet turistike.
  • Organizon kampionate sportive në lloje të ndryshme sportesh.
  • Organizon projekte sportive dhe seminare për zhvillimin e kulturës sportive në kopshte, shkolla dhe komunitetin.
  • Kontrollon gjendjen e terreneve sportive në administrim të Bashkisë nga pikëpamja funksionale teknike, të sigurisë dhe të normave higjeno-sanitare si dhe bën konkluzionet.
  • Organizon aktivitete të ndryshme me Femijët me Aftësi të Kufizuara
  • Ndikon në gjithperfshirjen e Fëmijëve me AK në institucionet Arsimore

Struktura përgjegjëse

Sektori i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë Dibër 

SHËRBIMET NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT 

Shërbimet që ofron Sektori i Mjedisit dhe Tokave 

Vendim për dhënien me qira të kullotave dhe livadheve, për kullotje dhe kositje bari
1. Kërkesë e cila përmban: të dhënat e kërkuesit , gjeneralitetet, vendbanimin, adresën e saktë, pikën e kontaktit, ekonominë kullosore që kërkohet, numrin e parcelës, sipërfaqen e saj, llojin e bagëtive dhe nrumrin e krerëve që do të kullosin si dhe kohën e përdorimit të kullotës.
2. Çertifikatë veterinare (e vitit aplikues) që lëshohet nga Shërbimi Veterinar për gjendjen epizootike të bagëtive
3. Vërtetim nga Njësia Administrative për vendbanimin dhe numrin e bagëtive të regjistruara në pronësi.
4. Lista e objekteve që kërkohen të ndërtohen në ndihmë të kullotjes si stane, kasolle për blegtorët , mjedis përpunimi i bulmetit etj (nqs kërkohen).
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9693 datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar; Udhëzim i Ministrit të Mjedsit nr.2, datë 20.07.2016, “Për kriteret teknike të klasifikimit të kullotave e livadheve dhe procedurat për dhënien e tyre për kullotje e kositje bari”. Përgjigja do të merret brenda 15 ditëve punë. 

Vendim për dhënie në përdorim fond pyjor kullosor për veprimtari pushimi
Kërkesë e cila përmban: të dhënat e kërkuesit , gjeneralitetet, vendbanimin, adresën e saktë, pikën e kontaktit, ekonominë kullosore që kërkohet, numrin e parcelës, sipërfaqen e saj.
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor në R.SH”, i ndryshuar; Ligj nr.9693 datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar; Udhëzim i Ministrit të Mjedisit nr.1, datë 09.06.2016. Vendimi merret brenda 60 ditëve nga bërja e kërkesës. Kërkuesi, qytetar (person fizik) apo subjekt (fizik/juridik) nuk duhet të ketë detyrime ndaj Bashkisë Dibër.

Vendim për dhënie në përdorim fond pyjor kullosor
Kërkesë e cila përmban: të dhënat e kërkuesit , gjeneralitetet, vendbanimin, adresën e saktë, pikën e kontaktit, ekonominë kullosore që kërkohet, numrin e parcelës, sipërfaqen e saj.
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9385, datë 04.05.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor në R.SH”, i ndryshuar; Ligj nr.9693 datë 19.03.2007 “Për fondin kullosor”, i ndryshuar; Udhëzim i Ministrit të Mjedisit nr.1, datë 09.06.2016. Vendimi merret brenda 60 ditëve nga bërja e kërkesës. Kërkuesi, qytetar (person fizik) apo subjekt (fizik/juridik) nuk duhet të ketë detyrime ndaj Bashkisë Diber .

Autorizim për veprimtari muzikore për orët e vona të natës
1. Kërkesë me shkrim
2. Çertifikatë regjistrimi  në QKR
3. Autorizim mjedisor për veprimtarinë (QKL)
4. Aktmiratim autorizimi mjedisor (ARM).
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” i ndryshuar, Ligj nr.10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”,  i ndryshuar; “VKM nr.587, datë 07.07.2010 “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane e turistike”; Udhëzim nr.8, datë 27.11.2007 “Për nivelin kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”. Përgjigja do të merret brenda 10 ditëve punë.

Për pajisje me leje mjedisore të tipit C, për veprimtari që lëshojnë zhurma në mjedis
1. Kërkesë e cila përmban gjeneralitetet, adresën e saktë etj.
2. Çertifikatë regjistrimi  në QKB
3. Raportin e vlerësimit të matjes së zhurmës në ambientin ku ushtrohet aktiviteti për të cilin kërkohet opinioni ,  i kryer nga ekspert i liçensuar.
4. Raportin e vlerësimit të matjes së zhurmës në ambientin ku ushtrohet aktiviteti për të cilin kërkohet leje për orarin e natës si edhe Leje Mjedisore.
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar; Ligj nr.10448 datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”,  i ndryshuar; VKM nr.587, datë 07.07.2010 “Për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane e turistike”; Udhëzim nr.8, datë 27.11.2007 “Për nivelin kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”. Përgjigja do të merret brenda 10 ditëve punë.

Struktura përgjegjëse

Drejtoria e Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve, Sektori i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Sektori i Mjedisit dhe Tokave.

 SHËRBIMET NË FUSHËN E BUJQËSISË , ZHVILLIMIT RURAL, PYJEVE DHE KULLOTAVE PUBLIKE, NATYRËS DHE BIODIVERSITETIT

Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Administrimi dhe mbrojtja e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Krijimi dhe administrimi i sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi.
Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Administrimi i fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi.
Mbrojtja e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.

Instrumentet për administrimin e shërbimeve
Njësitë organizative të veta si pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore:  Drejtoria e Zhvillimit të  Bujqësisë  dhe pyjeve.

Matja e performancës së shërbimeve të ofruara realizohet nëpërmjet krahasimeve të  treguesve të përcaktuar në planet e veprimit, të cilat përfshijne objektivat, prioritetet dhe kostot , me realizimin e periudhave te percaktuara. Pasqyrimi i performances se matur  realizohet nëpërmjet raporteve dhe pasqyrave periodike  të njësisë menaxhuese nga të cilat mund të monitorohen resultatet e performancës.

Shërbimet që ofron Drejtoria e Bujqësisë Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve

Pёr paisje me AMTP
1. Kërkesë me shkrim (tip) e përfaqësuesit të familjes bujqësore
2. Çertifikatë familjare, gjendje  01 gusht 1991 për ish-kooperativat bujqësore, ose 1 tetor 1992 për fshatrat e ish-ndërmarrjeve bujqësore
3. Aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë
4. Plan rilevimi 1:2500 për tokën që disponon
5. Çertifikaten familjare të vendbanimit aktual (nxirret nga nëpunësi i ZI1N)
6. Librezë ujësjellësi ose vërtetim i pagesës taksës familjare për familjet që nuk kanë kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit.
Shënim: Baza ligjore: Ligj 171/2014 “Për përfundimin e proçesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, VKM nr.337, datë 22.04.2015 “Për përcaktimin e proçedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, VKM nr.253, datë 06.03.2013 “Për proçedurat e plotësimit të akteve të marrjes në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish kooperativave bujqësore

Për shkresë përcjelllëse për regjistrimin e AMTP-së
1. AMTP origjinale ose kopje e noteruar
2. Plani i rilevimit për çdo pronë sipas AMTP (nga topograf i liçensuar)
3. Çertifikatë familjare, gjendje e datës 1 gusht 1991 e përfituesit të AMTP për ish kooperativat bujqësore dhe e datës 01.08.1991 me ndryshimet 1 tetor 1992 për ish ndërmarrjet bujqësore.
4. Shkresë përcjellëse nga njësia administrative
5. Librezë ujësjellësi ose vërtetim i pagesës taksës familjare për familjet që nuk kanë kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit
Shënim: Baza ligjore, Ligj nr.33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtëshme”, VKM nr.994, datë 09.12.2015 “Pë proceduren e regjistrimit të AMTP-ve.

 Për vërtetim të përbërjes familjare të familjes bujqësore

  1. Çertifikatë familjare, gjendje 01/08/1991 (për ish-kooperativat bujqësore)
    2. Çertifikatë familjare, gjendje 01/08/1991, me ndryshimet 01/10/1992 (pë ish-ndërmarrjet bujqësore)
    3. Çertifikatën familjare aktuale të familjes bujqësore
    4. Librezë ujësjellësi ose vërtetim i pagesës së taksës familjare për familjet që nuk kanë kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit.
    Shënim: Baza ligjore: Ligj nr.8337, datë 30.04.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”, neni 5, germa b

Struktura përgjegjëse: 

Drejtoria e Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Pyjeve

SHËRBIMET ADMINISTRATIVE NË FUSHËN E ZHVILLIMIT EKONOMIK VENDOR

 Hartimi i planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.

  1. Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë.
  2. Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike.
  3. Organizimi   i   shërbimeve   në   mbështetje   të   zhvillimit   ekonomik   vendor,   si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj.
  4. Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik etj.
  5. Dhënia e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
  6. Mbështetja për përmiresimin e klimës për zhvillimin e biznesit nëpërmjet ngritjes së strukturave të dedikuara, bashkëpunimit me institucione të specializuara dhe aktorët e interesuar për hartimin e strategjive dhe planeve zhvillimore lokale.
  7. Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale per nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
  8. Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare, për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.
  9. Sistemimi dhe ngritja e tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë në territorin e Shkodrës.
  10. Monitorim dhe vleresim i proceseve strategjike
  11. Hartimi i planeve strategjike dhe studimeve për zhvillimin e biznesit.
  12. Numri i projekteve të aplikuara sipas programeve të financuara nga BE dhe Organizata të tjera ndërkombëtare
  13. Promovimi i produkteve vendore dhe fuqisë së punonjësve të specializuar për tregun lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar përmes panaireve dhe materialeve të ndryshme promocionale
  14. Hartimi dhe publikimi i materialeve informative dhe promocionale per nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
  15. Nxitja dhe mbështetja e bashkëpunimit të biznesit vendor, nëpërmjet incentivave financiare për zhvillimin dhe fuqizimin e tyre.
  16. Sistemimi dhe ngritja e tregjeve të shitjes me shumicë dhe pakicë në territorin e Dibrës

Struktura përgjegjëse

Drejtoria Ekonomike

SHËRBIMET ADMINISTRATIVE NË FUSHËN E SIGURISË PUBLIKE

Policia e bashkisë ka për detyrë:

  1. Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë dhe të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.
  2. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.
  3. Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
  4. Të mbikëqyrë e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
  5. Të konstatojë e të parandalojë ndotjet e mjedisit, hedhjet e mbeturinave të ndryshme, si dhe të sinjalizojë kryetarin e bashkisë për shfaqjet e parazitëve të dëmshëm e të rrezikshëm si dhe për rastet e shfaqjes së epidemive.
  6. Të ndalojë, shmangë e prishë ndërtimet e paligjshme, të ndalojë zëniet e paligjshme të trojeve dhe të ndërtesave e objekteve publike të bashkisë apo komunës si dhe të organizojë lirimin e tyre.
  7. Të kujdeset për qetësinë publike, duke shmangur zëniet, mënjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerëzve, autoparlantet e radiove e magnetofoneve, rënia pa vend e burive të automjeteve në rrugë, banesa, plazhe e mjedise të tjera publike, që sjellin shqetësime për të tjerët.
  8. Të marrë masa për ruajtjen e rendit, kur ka grumbullime njerëzish, si në tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare e sportive, në kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte të kultit dhe në mjedise të tjera publike.
  9. Të inspektojë respektimin e dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike
  10. Të kujdeset për respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojrave të fatit e të objekteve të tjera me veprimtari publike, si dhe për zbatimin nga ana e tyre të rregulloreve apo urdhërave të nxjerra nga kryetari i bashkisë apo komunës.
  11. Të kontrollojë marrjen e masave të sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë e ndryshme natyrore si dhe të ndihmojë në kapërcimin e tyre duke u dhënë gjithashtu ndihmë të dëmtuarve në raste urgjence.
  12. Të marrë masa të përkohshme ndaj të sëmurëve psikikë në gjendje të rëndë, që krijojnë shqetësime për rendin publik.
  13. Të kujdeset për ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike si dhe heqjen e atyre të paligjshme ose të paautorizuara.

Struktura përgjegjëse

Sektori i Policisë Bashkiake

Procedura e zbatimit të detyrave

Policia Bashkiake, trajton për zgjidhje të gjitha informacionet, kërkesat dhe ankesat e drejtuara nga qytetarët, të cilët kërkojnë shërbimin e saj.
Policia Bashkiake, siguron zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike

SHËRBIMET ADMINISTRATIVE NË FUSHËN E FUNKSIONEVE DHE KOMPETENCAVE TËDELEGUARA

 Shërbimet që ofrohen nga Sektori i Gjendjes Civile

  • Kërkesë për ndryshim emri / mbiemri.
  • Vërtetim për çertifikatë martese me shtetas të huaj
  • Kërkesë për bashkim familjar.
  • Kërkesë për ndarje dhe veçim familjar.
  • Kërkesë për ndryshim vendbanimi brenda Nj.Adm. Lagjeve dhe jashtë Bashkisë.
  • Kërkesë për shpallje martese për qytetarët.
  • Kërkesë për regjistrim i shtetasve të huaj për shpallje martese
  • Çertifikatë akt martese, akt lindje për jashtë shtetit.
  • Çertifikata të ndryshme nga arkiva e gjendjes civile.
  • Pajisje me procesverbal për njohje atësie.
  • Pajisje me procesverbal për veçim familjar
  • Dhënie vërtetim fakti.
  • Kërkesë për regjistrim i lindjes pranë zyrës së  gjendjes civile.
  • Kërkesë çregjistrim i vdekjeve nga zyra e gjendjes civile.
  • Kërkesë për regjistrim i vdekjeve me vonesë.
  • Kërkesë për lidhje martese për qytatarët.
  • Kërkesë për çertefikatë familjare.
  • Ekzekutim i vendimeve të gjykatave.
  • Ekzekutim i dekreteve të presidentit te R.SH. për marrjen dhe lënie shtetësie shqiptare.
  • Kërkesë për korigjim të vendlindjes të shtetasve sipas udhëzimit Nr.7733/4 dt.23.10.2014
  • Kthim përgjigje dhe pajisje me çertifikata të ndryshme për prokurorinë, gjykatat, policinë dhe sigurimeve shoqërore.
  • Lista emërore e fëmijëve të lindur që përfitojnë shperblim lindje.
  • Kërkesë e plotësim formulari për pajisjen me pasaportë.
  • Kërkesë e plotësim formulari për pajisjen me kartë identiteti.
  • Kërkesë për ndryshim të adresave të shtetasve në regjistër të gj.civile.
  • Korigjime të gabimeve materiale.

Shërbimet që ofrohen online nga Gjendja Civile 

  • Çertifikatë personale për përdorim brenda vendit.
  • Çertifikatë lindje për përdorim nga autoritet e huaja.
  • Çertifikatë familjare për përdorim brenda vendit.
  • Çertifikatë familjare për përdorim nga autoritetet e huaja.

Për akte të mbajtuara pas vitit 2010:

  • Çertifikatë nga akti i lindjes për përdorim brenda vendit
  • Çertifikatë martese për përdorim brenda vendit.
  • Çertifikatë martese për përdorim nga autoritet e huaja.
  • Çertikatë nga akti i martesës për përdorim brenda vendit.
  • Çertifikatë nga akti i martesës për përdorim nga autoritet e huaja.
  • Çertifikatë nga akti vdekjes për përdorim brenda vendit.
  • Çertifikatë nga akti i vdekjes për përdorim nga autoritetet e e huaja.

SHËRBIMET QË OFRON SEKTORI I TRANSPORTIT

  1. Organizimi i Transportit Publik, Vendparkimet, Transportin nxenës-mësues.
  2. Dhënia e Liçencave për Transport Udhëtarësh rrethqytetase (brënda njësive administrative).
  3. Dhënia e Liçencave për Transport Udhëtarësh rrethqytetase dhe brenda Qarkut.
  4. Dhënia e Liçencave për Transport Udhëtarësh me Taksi.
  5. Dhënia e Liçencave për Transport Mallrash me Qera dhe të tretë.Dhënia e Autorizimeve të përkohshme për lëvizje të Transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

VËRTETIME TË NDRYSHME

  1. Vërtetim që trajtohet/nuk trajtohet me ndihmë ekonomike.
  2. Vërtetim që trajtohet me pagesë për aftësi ndryshe.
  3. Vërtetim për trajtimin me pagesën e shtetsës së invaliditetit.
  4. Vërtetim që trajtohet me pagesë verbërie.
  5. Vërtetim që trajtohet me pagesë për paraplegjikë, tetraplegjikë.
  6. Vërtetim kujdestarie.
  7. Vërtetim banimi.
  8. Vërtetim për përfitim tokë bujqësore sipas ligjit nr.7501.
  9. Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor dhe blektoral.