Zyra për Informim dhe Këshillim Karriere është hapur në Bashkinë Dibër në kuadër të projektit Një hap larg nga karriera juaj/ A visit far from future career. Një projekt i financuar nga Programi i Ambasadës Amerikane për Demokraci, nga korriku 2021-shkurt 2022, i zbatuar nga Albanian Skills në bashkëpunim të ngushtë me Bashkitë e Kukësit, Matit dhe Dibrës. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë këto bashki përkatëse në fuqizimin e të rinjve, vajzave dhe djemve me aftësitë e nevojshme për tregun e punës, promovimin e vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë dhe ndërgjegjësimin e biznesit për punësimin e të rinjve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve nga Zyra për Informimin dhe Këshillim për Karrierën që po hapen në secilën nga këto bashki dhe do të ofrojnë shërbime karriere në mënyrë të vazhdueshme.

Zyra për Informimin dhe Këshillim për Karrierën -ZIKK Bashkia Dibër do të pozicionohet pranë zyrës së Arsimit Kulturës dhe Turizmit dhe është i aksesueshëm në faqen zyrtare online.

Misioni i Zyrës:

Ofrimi i shërbimeve për zhvillimin e kompetencave profesionale për të rinjtë e Bashkisë Dibër,

duke i ndihmuar drejt zgjedhjeve të dobishme dhe krijimit të aftësive të mënaxhimit të karrierës

përgjatë gjtihë jetës.

Vizioni:

Vizioni i Zyrës për Informim dhe Keshillim Karriere është të krijojë një hapsirë të dobishme ku të rinjtë të drejtohen dhe të marrin informacion të pakushtëzuar për zhvillimin e tyre profesional. Për më tepër, të krijohet një mjedis gjithëpërfshirës në të cilin të gjithë studentët, të rinjtë kanë qasje të barabartë në mundësitë për eksplorimin dhe përparimin e karrierës tani dhe gjatë gjithë jetës së tyre. Gjithashtu familjarë të të rinjve mund të drejtohen de të informohen mbi mundësi të ndryshme për punësim, shkollim, aftësim personal dhe professional të fëmijëve të tyre.

Shërbimet:

  • Informacion i larmishëm për zhvillimin e karrierës
  • Ndihmë në pergatitjen e CV-ve, Letrave të Motivimit dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikime
  • Planifikimi strategjik i Kërkimit të Punës, Praktikave Profesionale, etj
  • Informacione për zhvillimin e nismave te biznesit
  • Informacione për nismat vullnetare që janë në ndihmë të komunitetit
  • Informim i vazhdueshëm për evente, workshope, panaire që synojnë zhvillimin e njohurive dhe të karrierës
  • Aktivitete / evente rrjetezimi, informimi, etj javore, mujore etj
  • Trajnime nga vete zyra ose në bashkepunim me ofrues të ndryshem.
  • Marrja pjesë në projekte të ndryshme për fuqizimin e të rinjve etj.

‘Një vizitë larg nga karriera juaj e ardhshme’ është një projekt që fokusohet tek të rinjtë në bashkitë Kukës, Mat dhe Peshkopi. Projekti financohet nga Programi i Ambasadës Amerikane për Demokraci dhe do të zbatohet gjatë periudhës korrik 2021-shkurt 2022. Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i të rinjve, vajzave dhe djemve, me aftësitë e nevojshme për tregun e punës, duke promovuar vetë-punësimin, sipërmarjen dhe ndërgjegjësimin e biznesit për punësimin e të rinjve. Për të ofruar shërbimet e mësipërme në secilën bashki do të hapet ‘Zyra për Informin dhe Këshillim Karriere’, e cila do të administrohet nga bashkitë përkatëse.

 

Stafi aktual i ZIIK Dibër janë:

Valbona Kaloçi

Përgjegjëse e Sektorit të Arsimit, Kultures dhe Turizmit

Adresa: Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Tel:        +355 676977007

Email:   valbona.kaloci@ yahoo.com

Web:     dibra.gov.al

 

 

 

Olsa Feta

Specialiste e Sporteve pranë sektorit të Arsimit, Kulturës dhe Sporteve

Adresa: Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Tel:       +355696622699

Email:   olsafida@hotmail.com

Web:     dibra.gov.al

 

DOCUMENTS-PLANI FUNKSIONIMIT ZIKK