Nën drejtimin e Kryetarit Z.Muharrem Rama, administrata e Bashkisë Dibër u angazhua masivisht në aktivitetin ndërgjegjësues mbarëkombetar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Bashkia Dibër në bashkëpunim me DAR Dibër bëri organizimin e ndarjes së territoreve për shkollat, institucionet publike, vullnetarët , si dhe vendosi në dispozicion mjetet e transportit për largimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë aktivitetit në shkollat e NJA-ve .
Furnizimi me bazën materiale të nevojshme për realizimin e aktivitetit të tilla si: qese dhe doreza për heqjen e mbetjeve u bë e mundur me mbështetjen financiare të organizatës DLDP në pjesën më të madhe të shkollave dhe World-Vision në disa të tjera. Këtij aktiviteti ndërgjegjësues iu bashkua me një kamion dhe një fadromë në dispozicion edhe biznesi Hotel Veri.
Administrata e Bashkisë së bashku me punonjësit e drejtorisë së shërbimeve si dhe me pjesëmarrjen e Gjimnazit “Said Najdeni” e përfaqësues të institucioneve të tjera u organizuan në një aksion për pastrimin e zonës së llixhave dhe përgjatë përroit që përshkon zonën .
Morën pjesë në këtë aksion përafërsisht rreth 300 punonjës dhe 1000 nxënës si dhe një fadromë e 2 kamionë.
U larguan një sasi prej 25 m3 mbetje të përziera ( urbane , inerte dhe voluminoze ) në këtë zonë.
Gjithashtu angazhimi i mjeteve bëri të mundur edhe rehabilitim e shtratit të përroi të llixhave dhe sheshin përpara Qendrës Balneare .
Bashkia Dibër ka planifikuar një aktivitet në datat 06 dhe 07 Dhjetor për rehabilitim në Njësitë administrative të hotspoteve ekzistuese pasi të bëhet një verifikim dhe preventivim i saktë.
Shpresojmë që ky aktivitet ti ketë ndërgjegjësuar banorët dhe bizneset për ta mbajtur pastër çdo ditë ambjentin ku jetojnë e veprojnë.