Donacionet

Referuar ligjit Nr.68/2017″Për financat e vetëqeverisjes vendore”

Të ardhurat nga donacionet
Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe organet e tyre kanë të drejtë të pranojnë donacione, të cilat regjistrohen në buxhetin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Donacionet e pranuara nga institucionet dhe ndërmarrjet në varësi apo në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore duhet të raportohen te kjo e fundit, në çastin që ato merren.
Donacionet në të mira materiale regjistrohen si asete të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Të ardhurat nga donacionet nuk konsiderohen si të ardhura operative për qëllim të llogaritjes së kufirit të borxhit të qeverisë vendore.

Nr Emri i Donacionit Shuma e Donacionit Qëllimi i Donacionit
1 PZHRSH 36.833 Rehabilitimi i ambjenteve të jashtme të shkollës së mesme Maqellarë
2 USAID 1,046,889 $ Dibra turizëm dhe traditë
3 UNDP ALBANIA 859.800 Fuqizimi i Mekanizmit të Referimit të dhunës
4 UNDP ALBANIA 78.750 $ Qendra e emergjencës për gratë e dhunuara
5 World Vision 2.630.480 Transformimi i shërbimit social për njerëzit me aftësi të kufizuara
6 Agritra -Vizion 70.000€ Ndërmarrja Sociale – Ura midis sektorit social dhe biznesit tradicional
7 World Vision 4.272.000 Programi “ Tungjatjeta jetë”