Procedura e marrjes dhe shqyrtimit të komenteve dhe rekomandimeve

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve
të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë
komentet dhe rekomandimet e tyre:

•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për
dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit.

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund t’i dërgojnë në adresën e-mail

bashkiadibër@gmail.com, ose me postë në adresën Bashkia Dibër, Bulevardi “ Elez Isufi” , Kodi postar 8301.

Komentet dhe rekomandimet, grumbullohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

Mënyra e mbajtjes së procesverbalit për takimet publike është me shkrim.

 Të gjitha komentet dhe rekomandimet e grumbulluara nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik diskutohen me ekzekutivin.