Organi përfaqësues i bashkisë-Këshilli i Bashkisë

 Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Keshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga data e shpalljes se rezultatit nga organi kompetent, i percaktuar ne Kodin Zgjedhor.

Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Ne mungese te tij, nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak:

  • Zgjidhet komisioni i mandateve;
  • Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
  • Këshilltarët bëjnë këtë betim:

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimatrinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Dibër dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”. 

  • Zgjidhen kryetari dhe zevendeskryetaret e keshillit;
  • Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.

Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi per mbledhjen e keshillit behet publik ne vende te caktuara per kete qellim brenda territorit te njesise vendore dhe permban daten, vendin, oren dhe rendin e dites se mbledhjes.

Me kerkesen e kryetarit te bashkise ose te nje te pestes se anetareve te keshillit bashkiak, mbledhjet e keshillit mund te behen te mbyllura, kur per kete kane votuar jo me pak se tre te pestat e gjithe anetareve te tij.
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
* Miraton statutin e bashkisë, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të vet.
* Zgjedh dhe shkarkon kryetarin dhe zëvendëskryetarin e këshillit.
* Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak.
* Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë, si dhe numrin e personelit të tyre, kërkesat për kualifikimin, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi.
* Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues.
* Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
* Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve.
* Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë.
* Vendos për taksat e tarifat vendore, si dhe nivelin e tyre.
* Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve.
* Vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë.
* Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet.
* Zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut.
* Vendos për dhënien ose heqjen e mandatit të këshilltarit.
* Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik.
* Vendos për simbolet e  bashkisë.
* Vendos për emërtimin e rrugëve, të shesheve, të territoreve, të institucioneve dhe të objekteve në juridiksionin e bashkisë.
* Jep tituj nderi dhe stimuj.
* Vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

Për më shumë informacion për Këshillin Bashkiak klikoni në webfaqen http://dibra.gov.al/ menuja KESHILLI BASHKIAK.