Dita Kombetare e Pastrimit 24/11/2017

Nën drejtimin e Kryetarit Z.Muharrem Rama, administrata e Bashkisë Dibër u angazhua masivisht në aktivitetin ndërgjegjësues mbarëkombetar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Bashkia Dibër në bashkëpunim me DAR Dibër bëri organizimin e ndarjes së territoreve për shkollat, institucionet publike, vullnetarët , si dhe vendosi në dispozicion mjetet e transportit për largimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë aktivitetit në shkollat e NJA-ve .

Furnizimi me bazën materiale të nevojshme për realizimin e aktivitetit të tilla si: qese dhe doreza për heqjen e mbetjeve u bë e mundur me mbështetjen financiare të organizatës DLDP në pjesën më të madhe të shkollave dhe World-Vision në disa të tjera. Këtij aktiviteti ndërgjegjësues iu bashkua me një kamion dhe një fadromë në dispozicion edhe biznesi Hotel Veri.
Administrata e Bashkisë së bashku me punonjësit e drejtorisë së shërbimeve si dhe me pjesëmarrjen e Gjimnazit “Said Najdeni” e përfaqësues të institucioneve të tjera u organizuan në një aksion për pastrimin e zonës së llixhave dhe përgjatë përroit që përshkon zonën .

Morën pjesë në këtë aksion përafërsisht rreth 300 punonjës dhe 1000 nxënës si dhe një fadromë e 2 kamionë.
U larguan një sasi prej 25 m3 mbetje të përziera ( urbane , inerte dhe voluminoze ) në këtë zonë.
Gjithashtu angazhimi i mjeteve bëri të mundur edhe rehabilitim e shtratit të përroi të llixhave dhe sheshin përpara Qendrës Balneare .
Bashkia Dibër ka planifikuar një aktivitet në datat 06 dhe 07 Dhjetor për rehabilitim në Njësitë administrative të hotspoteve ekzistuese pasi të bëhet një verifikim dhe preventivim i saktë.
Shpresojmë që ky aktivitet ti ketë ndërgjegjësuar banorët dhe bizneset për ta mbajtur pastër çdo ditë ambjentin ku jetojnë e veprojnë.

Takimi me kryeministrin e Shqipeise Z.Edi Rama

Qeveria shqiptare e kryesuar nga Kryeministri Z.Edi Rama gjatë dy ditëve të fundit ishte prezente në Dibër. Në këtë vizitë dy ditore u zhvilluan takime të rëndësishme, ku u prezantuan nje sërë projektesh për zhvillimin e Dibrës nga qeveria, ku më i rëndësishmi ishte prezantimi i projektit fitues i Rrugës së Arbërit, i cili në fillim të vitit 2018 pritet të nisë punën në terren.
U inspektuan disa investime dhe projekte te qeverisë shqiptare dhe bashkisë Diber, të cilat janë në proces pune.
Gjithashtu u zhvilluan dëgjesa publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2018, në kuadër të platformës së prezantuar tashmë nga qeveria, Bashkëqeverisja me njerëzit(qytetarët)

Takimi me Ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj.Ogerta Manastirliu prezantoi avantazhet e skemës së re të ndihmës ekonomike, në një takim me administratorët e NjA dhe specialistët e ndihmës ekonomike të qarkut Dibër.

Oda Dibrane

D

isa fragmente nga Oda Dibrane 2017, një vazhdimësi e traditës dhe folklorit tonë të pasur. Një falenderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit. #Tradite #Folk #Kulture#Mikpritje #Krenari #SëBashkuPërDibrën #OdaDibrane2017 #BashkiaDiber

“ Promovimi i modelit të menaxhimit të mbetjeve”

Gjatë vizitës së Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi në Dibër u organizua forumi i dialogut me temën “ Promovimi i modelit të menaxhimit të mbetjeve”.
Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të shumtë, administratorë , kryepleq, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të administratës.
Përfaqësuesit e Bashkisë shpjeguan arritjet dhe sfidat që shoqëruan zbatimin e projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ dhe “Rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Dibër” , financuar nga DLDP decentralization and local development programme (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor) dhe mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC Shqipëri ) .
Në zbatim të këtij projekti u hartua dhe miratua dokumenti strategjik “ Plani për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta urbane “ për të gjithë Bashkinë e re, si dhe u investua në infrastrukturën vendore për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve (195 kontenierë të rinj dhe një makinë teknologjike) si dhe u rehabilitua fusha e mbetjeve urbane të qytetit .

Në fjalën e tij të rastit Ministri Klosi shprehu nevojën dhe domosdoshmërinë për pastrimin jo vetëm të Dibrës por të gjithë Shqipërisë . Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për mbajtjen pastër jo vetëm të ambjenteve private por edhe të hapësirave publike nëpërmjet angazhimit të tyre në këtë proçes .

Pjesëmarrësit ndanë mendimet e tyre në lidhje me këtë problem të rëndësishëm. Gjatë bashkëbisedimit u kërkua mbështetja e Ministrisë për të ndihmuar bashkinë në mënyrë që ti jepet zgjidhje më afatgjatë me studime dhe investime në fushën e menaxhimit të mbetjeve

“Përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër”

Bashkia Dibër merr pjesë në Konkursin e Praktikave të Mira- Edicioni 2017 për Rajonin 2, me praktikën e saj “Përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër”.
Aktiviteti organizohet nga DLDP dhe Agjensia për Zhvillimin Rajonal 2( AZHR 2).
Në mbështetje të stafit të Bashkisë Dibër është edhe prezenca e Kryetarit të Bashkisë Z.Muharrem Rama

Njoftimi per mbledhjen e keshillit bashkiak tetor 2017

 

Ditën e premte   date 03.11.2017 ora 11 ˚˚, zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak, në sallën e mbledhjeve pranë QEK.

 

Rendi i ditës:

 

  1. Ndihma ekonomike per muajin Tetor  2017
  2. Relacion mbi realizimin e buxhetit te Bashkise Diber per 9-mujorin e vitit 2017
  3. Rishqyrtimi I vendimeve te kthyera nga prefektura
  4. Kerkese per mbeshtetje financiare per pjesmarrje ne Kampionatin Ballkanik te Taekowndo-se qe organizohet ne Turqi (Trajner Arjan Salkurti)
  5. Dhenie tituj nderi
  6. Miratimin e :

 

  1. Metodologjis per alokimin e fondeve publike per organizatat e shoqerise civile
  2. Memorandumit te mirkuptimit  ndermjet programit per zhvillim te kombeve te      

                bashkuara dhe bashkise Diber

  1. Te ndryshme…………

Shenim: Praktikat shkresore të përgatitura gjenden pranë zyres se informacionit

KRYETARE E KËSHILLIT

    LULZIME DANI

Ftesë për pjesëmarrje në aktivitetin përmbyllës të projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “

Bashkia Dibër organizon   aktivitetin përmbyllës  të  projektit “ Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër “ dhe “Rehabilitimi i fushës së mbetjeve urbane të bashkisë Dibër” , financuar nga DLDP (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor) dhe mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC ) .

Projekti u  hartua për të përmirësuar gjendjen e shërbimit të mbetjeve në Bashkinë e re me qëllimin e përgjithshëm “Dibra e pastër dhe e shëndetshme”   dhe  u zbatua gjatë vitit 2017 . U hartua dhe miratua plani për  menaxhimin e  integruar të mbetjeve për të gjithë Bashkinë e re si dhe u investua në  infrastrukturën vendore për menaxhimin e mbetjeve në sistemin e grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në kamion dhe kazanë mbetjesh (165 kazanë të rinj dhe një makinë teknologjike) si dhe u rehabilitua fusha e mbetjeve urbane  të qytetit .

Me këtë rast Bashkia Dibër ju fton të merrni pjesë në takimin  që do mbahet në sallën e QEK në datën 25.10.2017 ora 12.30  ku do diskutohet per sfidat dhe arritjet e projektit si pjesë e axhendës për inagurimin  e tij. Takimi do të zgjasë deri në orën 14.00 . Për  më shumë detaje  bashkëngjitur kopje të axhendës .

 

Duke shpresuar në prezencën tuaj ,

K R Y E T A R I

 Muharem  RAMA

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe Qytetaret,Fermeret te bashkise Diber se me date 15 Tetor 2017, markata e tregtimit te mishit eshte mbyllur.

AKU Diber, nga nje inspektim te realizuar me dt 15.10.2017, vendosi mbylljen e perkohshme te Markates (ne varesi te Bashkise), deri ne plotesimin e kushteve te vendosura nga ana AKU.

Ju faleminderit per bashkpunimin!

Bashkia Diber

Analizat falas mbas Dhurimit

 

Si me poshte gjenden analizat te cilat kryhen pa asnje kosto per dhuruesit vullnetar te gjakut , te cilat do kushtonin rreth 200 Euro nese do kryheshin me pagese. Analizat terhiqen 1 jave pas dhurimit vullnetar te gjakut.

1.AGJENTET INFEKTIVE

1.HBsAg (Hepatiti B)
2. Anti HCV (Hepatiti C)
3.Sifilis
4.HIV Ag/Ab/SIDA

2.TESTET BIOKIMIKE

Glukoza
Kreatinina
Proteina totale
Ferritina
Kolesteroli
Trigliceridi
Transaminazat /ALT

3.GJAKU KOMPLET

WBC MCV LYM
RBC MCH MON
HGB MCHC GRA
HCT RDW
PLT MPV
PCT PDW

4. Grupi i Gjakut

Ne te njejten kohe deshem t’ju informojme se ju mund te dhuroni gjak rregullisht dy here ne vit pa e demtuar aspak shendetin tuaj, perkundrazi duke e kontrolluar rregullisht ate. Meqe beheni dhurues vullnetar ne qendren tone “Fundjave Ndryshe” ne jemi ne gadishmeri ne rast se ju do keni nevoje per gjak per ndonje te afermin tuaj.

Fundjave ndryshe

“Fundjavë Ndryshe” nis fushatën për dhurimin e gjakut ne daten 15 Tetor në qytetin e Peshkopise. Bashkohu dhe ti me fushatën më të madhe të gjakut në vënd !

“Bamirësia nuk të varfëron”
#fundjavendryshe

 

E diele 15 Tetor ora : 09:00 – 18:00
• Dibër

Adresa: Lagja “Nazmi Rushiti, Rruga Jashar Kola”

tel: +355 68 399 4018

Info: Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnet mirë në mënyrë të herë pas’hershme dhe pa pagesë.

Për çdo dhurues jepen falas analizat e gjakut komplet , analizat për agjentët infektivë dhe testet biokimike ku çdo dhurues mund ti tërheqë në vendin e dhurimit një javë më pas. Gjthashtu çdo dhuruesi i jepet mundësia të furnizojë me gjak të afërmit e tij ose veten e tij në rast nevojë.

Festa e te vjelave

ALCDF ne bashkepunim me Bashkine Diber dhe Drejtorine e Bujqesise Ne Diber organizojne, Festen e te Vjelave, “Panairi i produkteve tipike dibrane”, ne kuader te projektit Dibra: Turizem dhe Tradite (D2T) financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze. Prodhuesit e molleve, frutave te tjera, grupet e prodhuesve te arroreve, dhe prodhimeve te dyta te pyllit, grupet prodhuse te grave me jufkat, perimet, gatime tradicionale, dhe agro-perpunuesit e bulmetit, pijeve dhe lengut te frutave, do jene ne Panair. Vizitoret jane te ftuar te shijojne dhe blejne prodhimet me te mirat te vjeshtes dibrane. Jeni te mirepritur, me date 7 tetor, ne bulevardin “Elez Isufi” ne Peshkopi.