Peshkopia është një qytet në verilindjen e Shqipërisë. Peshkopia është kryeqendra e Rrethit te Dibrës dhe Qarkut i Dibrës. Bashkia e Peshkopisë ndodhet në brigjet e lumit Drin.

Keshilli Bashkiak

Këshilli bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Keshilli bashkiak zhvillon mbledhjen e tij te pare jo me vone se 20 dite nga data e shpalljes se rezultatit nga organi kompetent, i percaktuar ne Kodin Zgjedhor.

Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshillit bashkiak. Ne mungese te tij, nismen per thirrjen e mbledhjes se pare e merr prefekti.

Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak :

    • Zgjidhet komisioni i mandateve;
    • Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
    • Këshilltarët bëjnë kete betim:

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutes dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimatrinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Diber dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.

   

    • Zgjidhen kryetari dhe zevendeskryetaret e keshillit;
    • Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.

Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi per mbledhjen e keshillit behet publik ne vende te caktuara per kete qellim brenda territorit te njesise vendore dhe permban daten, vendin, oren dhe rendin e dites se mbledhjes.

Me kerkesen e kryetarit te bashkise ose te nje te pestes se anetareve te keshillit bashkiak, mbledhjet e keshillit mund te behen te mbyllura, kur per kete kane votuar jo me pak se tre te pestat e gjithe anetareve te tij.

Manual për Këshilltarët e Këshillit të Bashkis

 

Kryetari i Bashkise

Historiku i Bashkisë Dibër:

 

Viti Emri Mbiemri
1922-1924 Shehat Shehu
1924-1928-1930-1934 Sul Shehu
1925-1928 Adem Isai
1934-1935 Sadedin Zavalani
1935-1939 Shefqet Çela
1992-1996 Kadri Rrapi
1996-2000 Mentor Bunguri
2000-2003 Bajram Krashi
2003-2015 Ilir Krosi
2015-2016 Shukri Xhelili
2016-2019 Muharem Rama

2019-Ne vazhdim                                                                     Dionis Imeraj

Kryetari i Bashkise Diber Z/Dionis Imeraj

(more…)